Agjenci e Pavarur për Mbrojtjen e Natyrës
Problemi
Voto këtë ide
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull
Përgjigjet e komunitetit
Zgjidhjet e propozuara
Të krijohet një Agjenci e Pavarur për Mbrojtjen e Natyrës, e përbërë nga ekspertë të biodiversitetit, ekologjisë, hidrologjisë, planifikimit territorial dhe shkencave mjedisore, e pavarur nga ndikimet politike dhe ekonomike. Agjencia duhet të ketë kompetencën për të shqyrtuar në mënyrë të pavarur projektet me ndikim të lartë mjedisor, të kërkojë studime shtesë kur është e nevojshme dhe të vendosë pezullimin ose bllokimin e projekteve që paraqesin rrezik të konsiderueshëm për biodiversitetin, zonat e mbrojtura ose ekosistemet me vlerë të lartë natyrore. Vendimet e saj duhet të bazohen në prova shkencore dhe të jenë transparente e të aksesueshme për publikun.
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
